StarthilfePlus

Ju mund të merrni një mbështetje financiare shtesë, e cila varet nga statusi juaj i qëndrimit. Përveç kësaj ka një mbështetje për reintegrim, me të cilën mund të financohen përfitime materiale në fushën e banimit.

E RE: Mbështetje për reintegrim në fushën e banimit
Midis dt. 15 shtator dhe dt. 31 dhjetor 2018 ju mund të bëni kërkesë për një mbështetje shtesë për reintegrim, me të cilën mund të financohen përfitime materiale në fushën e banimit.

Në plotësim të REAG-ut/GARP-it ju mund të merrni mbështetje financiare shtesë me StarthilfePlus. Përveç kësaj ka një mbështetje për reintegrim, me të cilën mund të financohen përfitime materiale në fushën e banimit.Mënyra e mbështetjesStarthilfePlus mund të kërkohet nga qendra këshillimi për kthimin së bashku me përkrahjen REAG/GARP. Në bazë të mbështetjes REAG/GARP programi federal StarthilfePlus ofron mbështetje financiare si vijon:Shkalla 1: Ju merrni 1.200 EUR (fëmijë nën 12 vjeç 600 EUR), në qoftë se ju bëni kërkesë për kthim vullnetar para mbarimit të procedurës së azilit.Shkalla 2: Ju merrni 800 EUR (fëmijë nën 12 vjeç 400 EUR), në qoftë se kërkesa juaj për azil u refuzua dhe vendosni brenda afatit të dhënë për largimin në favor të një kthimi vullnetar.Shkalla S: Ju merrni 800 EUR (fëmijë nën 12 vjeç 400 EUR), në qoftë se ju, sipas së drejtës gjermane, keni të drejtë për mbrojtje dhe ktheheni me StarthilfePlus në vendin tuaj të origjinës. Shkalla S vlen për të gjithë personat që mund të përkrahen, të cilët marrin REAG/GARP dhe është e pavarur nga shtetësia.Udhëzim: Kategorizimi i StarthilfePlus bëhet nëpërmjet Entit Federal për Migracion dhe Refugjatë. IOM nuk ka asnjë ndikim për kategorizimin tuaj ose procedurën tuaj të azilit respektivisht statusin tuaj të qëndrimit.Shkalla D – Për persona me nënshtetësi shqiptare ose serbe (që nga dt. 01.01.2018): Nëse ju jeni toleruar në Gjermani prej të paktën dy vitesh (tolerim afatgjatë) dhe ktheheni me StarthilfePlus në vendin e prejardhjes suaj, ju merrni një mbështetje të njëhershme financiare prej 500 EUR, si dhe mbështetje për reintegrim në formën e përfitimeve vijuese materiale, sipas nevojës:• Shpenzime për banesën deri në 2.000 EUR maksimumi për familje dhe deri në 1.000 EUR maksimumi për individë.• Shpenzime mjekësore deri në 3.000 EUR maksimumi për familje dhe deri në 1.500 EUR maksimumi për individë.Udhëzim: Persona, të cilët udhëtojnë më tej në një vend të tretë, të gatshëm për t’i pranuar, nuk mund të marrin një mbështetje sipas shkallës D.E mbaruar: Shkalla Ü (deri më dt. 31.12.2017) ka mbaruar.Përkrahja familjare: Në qoftë se më shumë se katër anëtarë të familjes largohen bashkë me StarthilfePlus, familja mund të marrë një herë 500 EUR shtesë.*Pagesa e StarthilfePlus bëhet në dy këste (përveç rasteve të shkallës S). Pjesa e parë ju paguhet gjatë nisjes në aeroport bashkë me përkrahjen REAG/GARP. Pjesën e dytë e merrni gjashtë deri tetë muaj më vonë nga nëpunësit e IOM në vendin të prejardhjes suaj. Fëmijët nën 12 vjeç e marrin gjysmën e shumës së përkrahjes.

E RE: Mbështetje për reintegrim në fushën e banimit
Midis dt. 15 shtator dhe dt. 31 dhjetor 2018 ju mund të bëni kërkesë për një mbështetje shtesë për reintegrim, me të cilën mund të financohen përfitime materiale në fushën e banimit.*

Kthyes vullnetarë mund të marrin përfitime materiale për shembull për qira, punime ndërtimi dhe renovimi ose pajisjet bazë për kuzhinën ose banjën. Vëllimi i mbështetjes për reintegrim është, sipas nevojës, deri në 3.000 € maksimumi për familje dhe deri në 1.000 € për individë. Forma konkrete e përkrahjes përputhet me IOM në vend pas mbërritjes në vendin e destinimit. Kërkesa për mbështetjen e reintegrimit me emrin „Vendi yt. E ardhmja jote. Tani!“ bëhet së bashku me kërkesën për StarthilfePlus dhe duhet të jetë e paraqitur deri më dt. 15 janar 2019 tek IOM.*

Udhëzim: Persona, të cilët përkrahen në shkallën S dhe në shkallën D të programit federal StarthilfePlus, persona, të cilët udhëtojnë më tej në një vend të tretë, të gatshëm për t’i pranuar si dhe persona, të cilët kthehen në zonat autonome palestinenze ose për në Somali, nuk marrin asnjë mbështetje për reintegrim.

Grupe personash që përkrahenJu mund të merrni StarthilfePlus si dhe mbështetje për reintegrim në fushën e banimit si shtetas/shtetase të vendeve vijuese: Afganistani, Egjipti, Algjeria, Armenia*, Azerbajxhani*, Bangladeshi, Etiopia, Bangladeshi, Benini, Burkina Faso, Kina, Bregu i Fildishtë, Republika Demokratike e Kongos, Eritrea, Gambia, Gjeorgjia*, Gana, Guinea, Guinea-Bisau, India, Iraku, Irani, Kameruni, Kenia, Libani, Libia, Mali, Maroku, Mongolia, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Zonat Autonome Palestinenze, Federata Ruse*, Senegali, Sierra Leone, Somalia, Sudani, Siria, Sri Lanka, Taxhikistani, Togo, Turqia*, Tunezia, Ukraina* dhe Vietnami.*Udhëzim: Shtetas nga Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Federata Ruse, Turqia dhe Ukraina duhet të jenë regjistruar në procedurën e azilit para dt. 01.12.2017 dhe duhet të kenë hyrë para liberalizimit përkatës të vizave (Gjeorgjia 28.03.2017/Ukraina 11.06.2017).Kusht Ju duhet të nënshkruani një „Deklaratë për heqjen dorë“, që vihet në dispozicion nga Enti Federal për Migracion dhe Refugjatë (BAMF), në të cilën hiqni dorë nga statusi juaj i mbrojtjes, vazhdimi i procedurës së azilit si dhe nga mjete të tjera të ankimit.

Shkarkime

close