Këshillimi ZIRF

Projekti ZIRF-Counselling është një ofertë informative për t'ju mbështetur në vendimmarrje dhe në përgatitjen e një kthimi të mundshëm vullnetar.

Në kuadër të këshillimit ZIRF, nëpërmjet qendrave të autorizuara të këshillimit për kthim, mund të merrni informata aktuale, të hulumtuara në vend nga IOM-ja, për kujdesin shëndetësor, tregun e punës, gjendjen e banimit, edukimin ose çështje sociale në vendin tuaj të kthimit. Projekti i IOM-së është pjesë e Qendrës për Transmetimin e Informatave për Përkrahjen e Kthimit (ZIRF) pranë Entit Federal për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) dhe financohet nga qeveria federale si dhe nga landet federale.

Këshillimi ZIRF përbëhet nga dy oferta informative:

Kërkesa individuale:

Në qoftë se në kuadër të kthimit tuaj vullnetar keni pyetje konkrete, specifike për rastin tuaj, lidhur me vendin tuaj të prejardhjes, atëherë një qendër këshillimi për kthim e autorizuar për kërkesa mund të bëjë një kërkesë individuale ZIRF për këtë temë (me e-mail për: zirfcounselling@iom.int). Kjo i përcillet misionit të IOM-së në vendin e prejardhjes. Përgjigjen e merrni nëpërmjet qendrës suaj të këshillimit.

Pyetjet e përgjigjura individuale arkivohen anonimisht. Nëpërmjet maskës së kërkimit mund të kërkoni pyetje specifike për vende, qytete dhe tematika të veçanta duke futur fjalët e dëshiruara të kërkimit. Mund të gjeni po ashtu pyetje të përgjigjura në faqet përkatëse të vendeve.

Fleta informative për vende (Country Fact Sheets):

Shfrytëzoni informatat praktike për vendet vijuese të kthimit që hulumtohen nga misionet e IOM-së në vend për tematikat e shëndetësisë, tregut të punës, banimit, sistemit social, edukimit dhe për mundësi konkrete mbështetjeje. Fletat informative për vende aktualizohen rregullisht dhe ekzistojnë në disa gjuhë.

Afganistani, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Kina, Gjeorgjia, India, Iraku, Irani, Kosova, Libani, Maroku, Mali i Zi, Pakistani, Federata Ruse, Serbia, Turqia, Vietnami