Procesi i kthimit vullnetar dhe riintegrimit

  1. A mendoni që të ktheheni në vendin e origjinës suaj?

    lëviz poshtë
  2. Bëni një termin tek një qendër këshillimi

    lëviz poshtë
  3. Diskutoni mundësitë tuaja me një këshilltare/këshilltar për kthimin.

    lëviz poshtë
  4. Kërkesë për kthim vullnetar

    lëviz poshtë
  5. Planifikoni udhëtimin tuaj

    lëviz poshtë
  6. Merrni mbështetje (organizative, financiare dhe mjekësore)

    lëviz poshtë
  7. Nisja

    lëviz poshtë
  8. Pas mbërritjes: Riintegrimi juaj

    lëviz poshtë

Kthimi vullnetar dhe riintegrimi përfshijnë:

  • Këshillimin e padetyrueshëm dhe individual falas
  • Marrjen e një vendimi të informuar
  • Mbrojtjen e të kthyerve
  • Mbështetjen organizative dhe financiare
  • Mbështetjen e qëndrueshme gjatë riintegrimit

1A mendoni që të ktheheni në vendin e origjinës suaj?

Nëse nuk mund ose nuk dëshironi më të qëndroni në Gjermani dhe nuk mund ta financoni kthimin në vendin tuaj të origjinës, ju keni mundësi të merrni mbështetje organizative dhe financiare.

Përpara se të vendosni është e rëndësishme që të kuptoni se cilat mundësi keni ju që të mund të merrni një vendim të informuar.

për lart
0A21C4B3-433D-4555-B7B6-82A1E1E8CA1D

2Bëni një termin tek një qendër këshillimi

Në Gjermani ka më shumë se 900 qendra këshillimi, të cilat mund t’ju mbështetin në rast të kthimit vullnetar.

Qendrat e këshillimit janë ose të pavarura, ose shtetërore. Qendrat e pavarura ose jo shtetërore janë p.sh. Organizata bamirëse, OJQ ose organizata të tjera. Qendra shtetërore të këshillimit ju gjeni në zyrat sociale ose tek autoritetet e imigrimit.

Ju lutemi kini parasysh që si në qendrat e pavarura të këshillimit, ashtu edhe në ato shtetërore një bisedë këshilluese është individuale, jo e detyrueshme dhe e hapur për sa i përket rezultatit. Ajo nuk ju detyron për t’u larguar nga Gjermania dhe nuk ka asnjë ndikim mbi procedurën tuaj të azilit.

Shfrytëzojeni funksionin e kërkimit në faqen e uebit, për të gjetur një qendër këshillimi në afërsinë tuaj dhe për t’u informuar mbi kthimin vullnetar.

Ju mund të flisni edhe online me një këshilltare ose një këshilltar.

Këshilltarët e IOM-it online për kthimin përfaqësohen në më shumë se 19 vendeve. Ata mund t’ju japin një orientim të parë në gjuhën tuaj. Gjeni nëse një këshillim online është i disponueshëm për vendin e origjinës suaj. Klikoni këtu.

për lart
0A21C4B3-433D-4555-B7B6-82A1E1E8CA1D

3Diskutoni mundësitë tuaja me një këshilltare/këshilltar për kthimin.

Në këshillimet individuale për kthimin ju mund të bisedoni hollësisht për procesin e kthimit vullnetar dhe mundësitë e mbështetjes, të cilat janë në dispozicion për shkak të statusit tuaj të qëndrimit dhe nënshtetësisë suaj. Ju mund të merrni një vendim të informuar.

Sapo ju i keni të gjitha informacionet që ju nevojiten, ju mund të merrni kohë, për të menduar për hapin tuaj të ardhshëm. Ju mund ta ndryshoni mendimin tuaj gjatë procesit. Ne nuk do t’ua përcjellim të tjerëve informacionet tuaja.

Kërkoni këtu për informacione, të cilat janë të rëndësishme për kthimin tuaj vullnetar dhe rifillimin në vendin tuaj të destinimit.

për lart
0A21C4B3-433D-4555-B7B6-82A1E1E8CA1D

4Kërkesë për kthim vullnetar

Nëse ju vendosni për kthimin vullnetar, një këshilltare personale ose një këshilltar personal në qendrën e këshillimit për kthimin mund t’ju ndihmojë gjatë plotësimit të formularit të aplikimit. IOM-i dhe këshilltarja ose këshilltari i tij mund t’ju ndihmojnë gjatë planifikimit dhe organizimit të udhëtimit. Në varësi nga nënshtetësia juaj ju mund të merrni edhe mbështetje gjatë riintegrimit.

Vizitoni faqen tonë të programit, për të mësuar më shumë për mundësitë e mbështetjes, të cilat janë në dispozicionin tuaj.

për lart
0A21C4B3-433D-4555-B7B6-82A1E1E8CA1D

5Planifikoni udhëtimin tuaj

Para nisjes këshilltarja juaj për kthimin ose këshilltari juaj për kthimin mund t’ju ndihmojë në sigurimin e dokumenteve të duhura të udhëtimit, nëse ju nuk i keni. Së bashku me këshilltaren tuaj ose me këshilltarin tuaj ju mund të hartoni një plan dhe mund të vendosni se kur dëshironi të udhëtoni. Në bisedën e fundit para nisjes suaj këshilltarja juaj ose këshilltari juaj do t’jua japë konfirmimin e fluturimit dhe informacione praktike për udhëtimin.

për lart
0A21C4B3-433D-4555-B7B6-82A1E1E8CA1D

6Merrni mbështetje (organizative, financiare dhe mjekësore

Sapo ju t’i keni harmonizuar planet tuaja me këshilltaren ose këshilltarin dhe e keni prenotuar fluturimin tuaj, ju merrni mbështetjen tuaj financiare për udhëtimin.

Nëse ju keni një problem mjekësor, mund të organizohet një shoqërim dhe përkujdesje mjekësore si dhe një mbështetje gjatë mbërritjes. Në disa vende IOM-i mund t’ju ndihmojë edhe në udhëtimin e mëtejshëm ose mund të ofrojë një strehim të përkohshëm. Në rast të të miturve të pashoqëruar IOM-i e shqyrton saktësisht situatën dhe siguron që ata të merren gjatë mbërritjes së tyre.

për lart
0A21C4B3-433D-4555-B7B6-82A1E1E8CA1D

7Nisja

Nëse ju dhe qendra juaj e këshillimit për kthimin keni kërkuar ndihmë në aeroport nga IOM-i, stafi i IOM-it do t'ju takojë në vendit e regjistrimit të fluturimit tuaj dy orë përpara nisjes. Prej aty do të shoqëroheni nga punonjësit e IOM-it përmes kontrollit të sigurisë dhe kontrollit të pasaportave deri në portën e nisjes. Nëse për rastin tuaj është miratuar financimi (p.sh. ndihma për nisjen e një biznesi), ajo do t'ju paguhet nga punonjësit e IOM-it një orë para nisjes në portën e nisjes në zonën pas kontrollit të sigurisë.

Ju do të udhëtoni vetë me avion ose autobus. Në raste individuale, është e mundur të organizohet ndihmë nga IOM-i pas mbërritjes suaj.

për lart
0A21C4B3-433D-4555-B7B6-82A1E1E8CA1D

8Pas mbërritjes: Riintegrimi juaj

Në varësi nga kombësia juaj dhe nga nevojat tuaja ju mund të merrni përfitime monetare dhe materiale shtesë, të cilat ua lehtësojnë fillimin në vendin e ri të rezidencës suaj.

Në disa regjione ju mund të merrni edhe mbështetje gjatë riintegrimit.

Informohuni në faqen tuaj individuale të vendit mbi mundësitë e riintegrimit që janë në dispozicionin tuaj.

për lart
0A21C4B3-433D-4555-B7B6-82A1E1E8CA1D