Më shumë informata
OAM
Moduli i aplikimit online e mundëson transmetimin digjital nga kërkesat për REAG/GARP dhe pyetjet për ZIRF për qendrat e regjistruar të këshillimit për kthimin. Çdo vend i autorizuar për REAG/GARP respektivisht ZIRF në Gjermani mund të regjistrohet.

REAG/GARP

Programi REAG/GARP ju mbështet financiarisht dhe në mënyrë organizative në kthimin vullnetar në vendlindjen tuaj ose në shtegtimin e mëtejshëm në një shtet tjetër.

Programi REAG/GARP ju ndihmon të ktheheni në vendin tuaj të origjinës ose të shtegtoni më tej në një shtet tjetër.Ai ju mbështetet në organizimin e udhëtimit dhe i merr përsipër shpenzimet e biletës së udhëtimit. Mbështetje tjetër për riintegrim ka për shumë vende nëpërmjet programit StarthilfePlus. Nëse ju mund të merrni StarthilfePlus, ju mësoni në faqen e vendit tuaj.

KËSHILLË:
Në filmin sqarues në faqen e fillimit ju mund të shikoni se si mund të jetë një kthim vullnetar.

Cilat mbështetje ka? Sa ndihmë ju mund të merrni, kjo varet nga nënshtetësia juaj dhe nga faktorë të tjerë.
Kështu ju mund të mbështetnit:
Biletë avioni ose autobusi;
Shpenzimet e udhëtimit nga vendbanimi deri në aeroport ose stacion (të autobusëve);
Para për udhëtimin: 200 EUR për person* (100 EUR për person nën 18 vjeç);
Mbështetje mjekësore: Maksimalisht 2.000 EUR për deri në tre muaj pas mbërritjes në vendin e destinuar;
Përkrahje e njëhershme: 1.000 EUR për person (500 EUR për person nën 18 vjeç, për një familje maksimalisht 3.500 EUR)

*Persona nga vende të veçantë, të cilët mund të hynin në Gjermani pa vizë, marrin më pak para për udhëtimin. Këto janë: Republika e Shqipërisë, Bosnjë e Hercegovinë, Gjeorgjia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Mali i Zi, Republika e Moldavisë, Republika e Serbisë dhe Ukraina.

UDHËZIM: Kësti ekstra
Nëse ju dëshironi të largoheni nga Gjermania pas një kohe të shkurtër, ju merrni një mbështetje financiare në shumën prej 500 EUR (deri në 2 muaj pas lëshimit të vendimit të azilit). Kjo është një shumë fikse, njësoj nëse ju largoheni vetëm ose me familjen. Kjo mbështetje është e pavarur nga arsyet tuaja për largimin.

Kush mund të aplikojë për REAG/GARP?
a) Persona nga vende që nuk i përkasin BE-së:
të cilët gjenden në procedurën e azilit,
kërkesa për azil e të cilëve është refuzuar dhe të cilët janë të detyruar për t’u larguar dhe,
të cilët kanë të drejtë për azil ose kanë një tolerim, mund të marrin REAG/GARP.
b) Persona nga BE, të cilët janë bërë viktima të trafikut të njerëzve ose të prostitucionit të detyrueshëm mund të aplikojnë për mbështetje.

Ju lutemi, vini re: Për shkak të situatës së tendosur në këto vende IOM nuk mbështet asnjë largim për në Siri, Libi ose për në Jemen. Një kthim vullnetar për në Eritre dhe Somali duhet të shqyrtohet nga rasti në rast. Prandaj përpunimi mund të zgjasë pak më gjatë. Informacione të mëtejshme ju gjeni në faqen e vendit tuaj.

Përpara se të vendosni për kthimin vullnetar, ju duhet të këshilloheni. REAG/GARP ju mund të kërkoni prandaj vetëm nëpërmjet një qendre të këshillimit. Ka qendra të pavarura dhe qendra shtetërore këshillimi. Qendra të pavarura të këshillimit janë p.sh. organizata dhe shoqata bamirëse. Qendrat shtetërore të këshillimit ekzistojnë në zyrat sociale ose në zyrat për të huajt. Këtu gjeni qendra këshillimi për kthimin vullnetar në afërsinë tuaj.

Dokumente të nevojshme
Që të mund të largoheni vullnetarisht, ju duhet të posedoni një dokument të vlefshëm udhëtimi, për shembull një pasaportë udhëtimi, një dokument në zëvendësim të pasaportës, një titull qëndrimi. Disa vende ua lejojnë shtetasve të tyre hyrjen edhe me lejekalimin e BE-së (“EU Laissez-Passer). Këtë e merrni nëpërmjet autoritetit të të huajve. Ambasada ose konsullata mund të lëshojë edhe një ‘Emergency Travel Certificate’ ose një dokument zëvendësues ekuivalent.
Nëse ju vini nga një vend afrikan, ju shpesh herë keni nevojë fillimisht për një konfirmim të prenotimit nga ana e IOM-it. Pas kësaj ju mund të aplikoni për dokumentin tuaj të udhëtimit tek ambasada e vendit tuaj.
Nëse ju udhëtoni në një vend tjetër sesa në vendin e origjinës suaj, ju keni nevojë për një vizë 1-vjeçare për migrim nga ambasada ose nga konsullata.

Raste mjekësore
Kthimi mund të bëhet edhe në rast të sëmundjes ose të të metave. Në këtë rast procesi i largimit mund të zgjasë më gjatë. Kjo varet nga sëmundja dhe ekspertizat mjekësore që nevojiten. Raste mjekësore duhet të shënohen patjetër në kërkesë.

Shtatzëni
Në rast të shtatzënisë nevojitet një dëshmi nga mjeku që ju nga ana shëndetësore jeni në gjendje të fluturoni.