Këshillimi ZIRF

Projekti ZIRF-Counselling është një ofertë informative për t'ju mbështetur në vendimmarrje dhe në përgatitjen e një kthimi të mundshëm vullnetar.

Në kuadër të këshillimit ZIRF, nëpërmjet qendrave të autorizuara të këshillimit për kthim, mund të merrni informata aktuale, të hulumtuara në vend nga IOM-ja, për kujdesin shëndetësor, tregun e punës, gjendjen e banimit, edukimin ose çështje sociale në vendin tuaj të kthimit. Projekti i IOM-së është pjesë e Qendrës për Transmetimin e Informatave për Përkrahjen e Kthimit (ZIRF) pranë Entit Federal për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) dhe financohet nga qeveria federale si dhe nga landet federale.

Këshillimi ZIRF përbëhet nga dy oferta informative:

Kërkesa individuale:

Në qoftë se në kuadër të kthimit tuaj vullnetar keni pyetje konkrete, specifike për rastin tuaj, lidhur me vendin tuaj të prejardhjes, atëherë një qendër këshillimi për kthim e autorizuar për kërkesa mund të bëjë një kërkesë individuale ZIRF për këtë temë me e-mail për: zirfcounselling@iom.int. Kjo i përcillet misionit të IOM-së në vendin e prejardhjes. Përgjigjen e merrni nëpërmjet qendrës suaj të këshillimit.

Pyetjet e përgjigjura individuale arkivohen anonimisht. Nëpërmjet maskës së kërkimit mund të kërkoni pyetje specifike për vende, qytete dhe tematika të veçanta duke futur fjalët e dëshiruara të kërkimit. Mund të gjeni po ashtu pyetje të përgjigjura në faqet përkatëse të vendeve.

Fleta informative për vende (Country Fact Sheets):

Shfrytëzoni informatat praktike për vendet vijuese të kthimit që hulumtohen nga misionet e IOM-së në vend për tematikat e shëndetësisë, tregut të punës, banimit, sistemit social, edukimit dhe për mundësi konkrete mbështetjeje. Fletat informative për vende aktualizohen rregullisht dhe ekzistojnë në disa gjuhë.

Algjeria, Armenia, Azerbajxhani, Bangladeshi, Bosnja dhe Hercegovina, Bregu i Fildishtë, Etiopia, Egjipti, Kina, Gjeorgjia, India, Iraku, Irani, Kosova, Libani, Maroku, Mali i Zi, Maqedonia e veriut, Republikë, Nigeria, Pakistani, Federata Ruse, Republika Demokratike e Kongos, Senegali, Serbia, Shqipëria, Tunizia, Turqia, Vietnami

Individualanfragen (IRI):

Nëse keni pyetje që janë specifike për rastin në lidhje me vendin tuaj të destinacionit si pjesë e kthimit tuaj vullnetar, një qendër këshillimore e autorizuar mund të paraqesë një kërkesë individuale të ZIRF. Kjo bëhet përmes OAM. Përgjigja shqyrtohet dhe jepet në terren nga misioni përkatës i IOM-it, dhe më pas i përcillet qendrës këshillimore. Kërkesat individuale që tashmë kanë marrë përgjigje janë anonime dhe mund të shikohen në bazën e të dhënave të ZIRF. Ju mund të përdorni maskën e kërkimit për të kërkuar pyetje specifike rreth vendeve dhe fushave të caktuara.

Family Assessment:

Në rast kthimi vullnetar të emigranteve dhe emigrantëve të pashoqëruar, të mitur, IOM ofron një Family Assessment (vlerësim të familjes). Për këtë IOM kontakton të afërmit në vendin e destinacionit dhe i viziton ata në vend. Kjo shërben, nga njëra anë, për të siguruar mirëqenien e fëmijës, si edhe për të përcaktuar interesat më të mira të fëmijës. Gjithashtu, ka për qëllim të mbështesë kujdestarin në marrjen e një vendimi në lidhje me kthimin vullnetar të fëmijës. Kërkesa për Family Assessment mund të paraqitet përmes OAM.