URA është një projekt riintegrimi i qeverisë federale dhe landeve, posaçërisht për persona që kthehen në Kosovë.
Projekti ju ofron mbështetje riintegrimi pas kthimit tuaj në Kosovë, për të ju mundësuar riintegrim të qëndrueshëm në vendin tuaj te prejardhjes.
1. Çfarë lloj mbështetjeje ofrohet?
Mbështetja juaj individuale diskutohet në një takim këshillimi në Kosovë dhe mund të përfshijë këto shërbime këshillimi dhe mbështetje materiale:
Shërbime këshillimi dhe përkujdesjeje
Nëse është e nevojshme, pritje dhe orientim fillestar sipas nevojave në aeroport (mund të organizohet para largimit përmes një qendre këshillimi për kthim)
Përkujdesje psikologjike
Këshillim social falas
Ndihmë për gjetjen e punës përmes këshillimit për tregun e punës
Mbështetje financiare në formë të përfitimeve në natyrë
Pagesa e një ndihme kalimtare (një herë dhe në para në dorë)
Rimbursim i pjesshëm i shpenzimeve të udhëtimit deri te qendra e kthimit në Prishtinë
Kontribut për shpenzimet mjekësore
Kontribut i njëhershëm për sistemim
Kontribut mujor për shpenzimet e qirasë
Mbulimi i shpenzimeve për një kurs gjuhe
Ndihmë financiare për shpenzimet e arsimit / trajnimit
Ndihmë financiare për shpenzimet e jetesës gjatë arsimimit / trajnimit
Kontribut në kostot e pagave
Kapital fillestar për ide biznesi premtuese (vetëm në rast të kthimit vullnetar)
Oferta të veçanta për fëmijë:
Sigurimi i pajisjeve bazë shkollore për nxënësit e shkollës
Mbulimi i shpenzimeve për mësime shtesë për fëmijë dhe të rinj
Mbulimi i shpenzimeve për anëtarësi në shoqata dhe aktivitete të kohës së lirë për fëmijë
Mbulimi i shpenzimeve për kujdesin ndaj fëmijëve
Ju lutemi kini parasysh: Nuk keni të drejtë ligjore për këtë lloj mbështetjeje.
2. Kush mund të përfitojë mbështetje nga URA?
Shërbimet falas të këshillimit dhe përkujdesjes mund t’i përdorin të gjithë shtetasit e Kosovës që janë kthyer nga Gjermania në Kosovë, vullnetarisht ose me detyrim.
Për mbështetjet financiare të përmendura më sipër vlejnë kriteret e mëposhtme:
Kthimi nga një prej landeve federale pjesëmarrëse në projekt: Baden-Württemberg, Berlin, Bremen, Saksonia e Poshtme, Renania Veriore-Vestfalia (vetëm personat që kthehen vullnetarisht), Saksonia, Saksonia-Anhalti, Shlesvigu-Holstini, Turingia (vetëm personat që kthehen vullnetarisht).
gjendje varfëri materiale
kohëzgjatja minimale e qëndrimit prej gjashtë muajsh në Gjermani menjëherë para kthimit
Afati i regjistrimit: brenda tetë javësh pas kthimit në Kosovë, personalisht në qendrën e kthimit URA në Prishtinë.
3. Si mund të merrni mbështetje nga URA?
Për përfitimin e shërbimeve të mbështetjes mund të regjistroheni vetëm në Qendrën e Kthimit në Prishtinë:
Ju lutemi, regjistrohuni personalisht në zyrën e projektit në Prishtinë brenda 8 javësh pas kthimit tuaj.
Pas regjistrimit të të dhënave tuaja do të kontrollohet nëse plotësohen kushtet për mbështetje financiare (shih pikën 2).
Ju lutemi, të sillni patjetër dokumentet e pasaportës dhe dëshmi të largimit, nëse ka.
4. Cilat dokumente duhet t’i keni me vete?
Për t'u përgatitur për kthimin tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për të nisur shpejt hapat e parë të procesit të riintegrimit, para se të largoheni, ju rekomandojmë të aplikoni për ose të paketoni dokumentet e mëposhtme:
certifikatë ndërkombëtare e lindjes për fëmijët e lindur në Gjermani (për regjistrim në sistemin arsimor dhe social të Kosovës)
nëse ekziston, vërtetimi juaj për kalim kufiri (GÜB)
biletat e aeroplanit ose të autobusit
nëse ka, dëshmi pune, dëftesa shkollore dhe dokumente të tjera kualifikimi
nëse ka, dokumente të tjera, p.sh. për marrjen e përfitimeve sociale, vërtetime page, dëshmi page etj.
5. Si mund të vini në kontakt me URA?
Projektin mund ta gjeni në adresën vijuese ose ta kontaktoni me telefon në numrin e dhënë më poshtë:
Rruga Arkitekt Karl Gega nr. 38 10000 Prishtinë Republika e Kosovës Tel.: +383 45 625 886
Orari i pritjes është nga e hëna deri të premten, prej 09:00 deri 11:30 dhe nga 12:30 deri 16:00
Projekti financohet nga Zyra Federale për Migracion dhe Refugjatë (BAMF) si edhe aktualisht nga nëntë lande federale dhe zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, me qëllim që të mbështetet riintegrimi i qëndrueshëm i të kthyerve në vend.