Masa për përgatitjen e kthimit (RkVM)

Masat për përgatitjen e kthimit (RkVM) i përgatisin personat që kthehen për hapjen e një biznesi.

Me programin StartHope@Home organizata "Social Impact gGmbH" mbështet refugjatët dhe migrantet/migrantët që janë të interesuar në hapjen e një biznesi në vendin e tyre të origjinës. Që nga tetori i vitit 2020 kjo ofertë është pjesë përbërëse kryesore e masave të reja për përgatitjen e kthimit (RkVM) të Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët.

StartHope@Home
Që nga janari i vitit 2018, programin e riintegrimit StartHope@Home e implementonn sipërmarrja sociale "Social Impact gGmbH".

Përmbajtja e programit
StartHope@Home mundëson konsultime specifike profesionale (edhe online), kualifikime të mëtejshme dhe workshope në gjuhë të ndryshme si për individë, ashtu edhe për grupe. Këshillimi përforcon para se gjithash kompetencën sipërmarrëse të pjesëmarrëseve dhe pjesëmarrësve, në mënyrë që ata të jenë të mirëpërgatitur për hapjen e biznesit pas kthimit në vendin e tyre të origjinës. Përveç kësaj, pjesëmarrësit mund të parashtrojnë edhe kërkesa të tjera individuale nga pikëpamja e riintegrimit të tyre profesional.

Pjesëmarrësit trajnohen dhe shoqërohen në mënyrë socialo-pedagogjike nga trajnuese dhe trajnues që flasin disa gjuhë.

Kush mund të marrë pjesë?
Pjesëmarrja është për refugjatët, migrantet dhe migrantët që janë të interesuar të kthehen në vendin e tyre të origjinës, dhe të cilët vijnë nga vende që financohen nga programet ERRIN, StarthilfePlus (ndihma e 2-të për fillimin e ri) dhe "Perspektive Heimat" (me përjashtim të Federatës Ruse). Këtu përfshihen këto vende origjine: Egjipti, Etiopia, Afganistani, Shqipëria, Algjeria, Armenia, Bangladeshi, Benini, Burkina Faso, Kina, Bregu i Fildishtë, Republika Demokratike e Kongos

Si mund të marr pjesë unë në këtë program?
Qendra juaj e këshillimit për kthim mund t'ju ndihmojë që të regjistroheni për këtë program. Pjesëmarrja në program është falas dhe nuk ka nevojë për njohuri paraprake.

Udhëzim i rëndësishëm: Për shkak të vazhdimit të ndikimeve të pandemisë COVID-19, "Social Impact Labs" janë të mbyllur përkohësisht. Si alternativë, këshillimi mund të bëhet nëpërmjet telefonit ose mund të zhvillohet nëpërmjet trajnimeve online me anë të "Go To Meeting", duke respektuar direktivat për mbrojtjen e të dhënave.

Programi zhvillohet në vendndodhjet e shpërndara në të gjithë Gjermaninë: në Hamburg, Këln, Shtutgart dhe Mynih
Rajoni i Hamburgut
Rajoni i Këlnit
Rajoni i Shtutgartit
Rajoni i Mynihut

Pjesëmarrja mund të mundësohet edhe në rajone të tjera, sipas një koordinimi. Për këtë drejtohuni, ju lutemi, zyrës qendrore të kontaktit në Berlin:
Rajoni i Berlinit/Frankfurtit mbi Main/Lajpcigut