StartHope@Home

Me programin StartHope@Home - Creating new perspectives organizata "Social Impact gGmbH" mbështet refugjatët dhe migrantet/migrantët që janë të interesuar në hapjen e një biznesi në vendin e tyre të origjinës. Që nga tetori i vitit 2020 kjo ofertë është pjesë përbërëse kryesore e masave të reja për përgatitjen e kthimit (RkVM) të Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët.

StartHope@Home - Creating new perspectives
Që nga janari i vitit 2018 këtë program të riintegrimit e drejton Social Impact gGmbH StartHope@Home - Creating new perspectives.

Përmbajtjet e programit
StartHope@Home - Creating new perspectives mundëson (Online-)Coachings dhe punëtori specifike nga kjo lëmi në gjuhë të ndryshme, gjë që bëhet si në mënyrë individuale, ashtu edhe në formë grupore. Këto këshillime e forcojnë sidomos kompetencën ndërmrrëse të pjesëmarrëseve dhe të pjesëmarrësve, në mënyrë që ata të jenë më mirë të përgatitur për themelimin e kezistencës pas kthimit në vendin e tyre të origjinës. Krahas kësaj, pjesëmarrësit mund t´i shtjellojnë në këto punëtori edhe nevojat e tyre individuale në aspektin e riintegrimit të tyre profesional në vendin e origjinës.

Fazat

Faza e profilizimit
- Vlerësimi individuzal i gjendjes,
- biseda lidhur me persoektivën,
- planifikimi i kualiufikimit

Faza e kualifikimit
- Modulet e trajnimit,
- couching individual, online-couching,
- prezantimi përmbyllës

Faza e riintegrimit
- Verifikimi i kushteve kornizë në terren,
- kontaktimi i organizatave partnere në terren (për shembull organizatat partnere për riintegrim dhe qendrat për këshillim të GIZ)

Pjesëmarrësit trajnohen dhe shoqërohen në mënyrë socialo-pedagogjike nga trajnuese dhe trajnues që flasin disa gjuhë.

Kush mund të marrë pjesë?

Pjesëmarrja ka për qëllim refugjatët dhe migrantët që janë të interesuar të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Këto përfshijnë vendet e mëposhtme të synuara: Afganistan, Egjipt, Shqipëri, Algjeri, Armeni, Etiopi, Bangladesh, Benin, Burkina Faso, Kinë, Bregu i Fildishtë, Rep. Dem. e Kongos (Kinshasa), Gambia, Gjeorgji, Ganë, Guinea, Guinea-Bisau, Indi, Irak, Jordani, Kamerun, Kazakistan, Kenia, Kirgizistan, Kolumbi, Kosovë, Mali, Marok, Moldavi, Mongoli, Nepal, Niger, Nigeri, Maqedoni e Veriut, Pakistan, Territoret Palestineze, Federata Ruse, Senegal, Serbi, Sierra Leone, Somali (përfshi Somaliland), Sri Lankë, Sudan, Taxhikistan, Togo, Tunizi, Turqi, Ukrainë und Vietnam.

Si mund të marr pjesë në program?

Qendra juaj e këshillimit për kthimin mund t’ju ndihmojë të regjistroheni në program.
Pjesëmarrja në program është falas dhe nuk nevojiten njohuri paraprake.

Shënim i rëndësishëm: Kualifikimi është i mundur personalisht në vendet e Social Impact. Përndryshe, pjesëmarrja mund të bëhet edhe virtualisht në formën e trajnimit në internet ose me telefon.

Programi zhvillohet në pika në mbarë vendin: Hamburg, Këln, Shtutgart, Munih dhe Lajpcig.

Rajoni i Hamburgut
Social Impact Lab Hamburg
Pastorenstraße 16-18
20459 Hamburg
Znj. Karen Peprah-Gyamfi
Tel.: +49 176 1611 3554
Email: peprah@socialimpact.eu

Rajoni i Këlnit
STARTPLATZ
Im Mediapark 5
50670 Köln
Znj. Karen Peprah-Gyamfi
Tel.: +49 176 1611 3554
Email: peprah@socialimpact.eu

Rajoni i Shtutgartit
Social Impact Lab Stuttgart c/o Impact Hub Stuttgart
Quellenstraße 7a
70376 Stuttgart
Z. Tarek Bischay
Tel.: +49 176 1611 3545
Email: bischay@socialimpact.eu

Rajoni i Munihut
Social Impact Lab München
Lindwurmstraße 45
80337 München
Znj. Carolin Ritter
Tel.: +49 176 1611 3513
Email: c.ritter@socialimpact.eu

Rajoni i Lajpcigut
Social Impact Lab
Gottschedstraße 44
04109 Leipzig
Znj. Carolin Ritter
Tel.: +49 176 1611 3513
Email: c.ritter@socialimpact.eu

Pjesëmarrja është e mundur edhe në rajone të tjera. Për këtë ju lutemi kontaktoni:

Z. Hadi Alkhouri
Tel.: +49 176 1611 3509
Email: starthope@socialimpact.eu

Formulari i regjistrimit dhe informacione të mëtejshme rreth programit StartHope@Home mund të gjenden në https://socialimpact.eu/starthope.