Programi europian i riintegrimit ofron ndihmë individuale të integrimit për personat që kthehen në vendet e tyre të origjinës.
Ndihma EURP u qëndron në dispozicion vendeve të cekura në vijim:
Afganistani , Egjipti , Etiopia , Shqipëria* , Algjeria , Armenia , Bangladeshi , Gambia , Gjeorgjia* , Gana , Guinea , India , Iraku , Jordania , Kameruni , Kazakstani , Kenia , Kirgiztani , Kolumbia* , Republika Demokratike Kongo (Kinshasa) , Maroku , Moldavia* , Mongolia , Nepali , Nigerija , Maqedonia Veriore* , Pakistani , Senegali , Serbia* , Somalia , Sri Lanka , Siria , Taxhikistani , Tunezia , Turqia , Uzbekistani , Republika Bolivariane e Venezuelës , Vietnami .
*Në këto vende vlejnë rregullore të posaçme. Shih nën 3.
1. Personat që kualifikohen
Personat nga vendet jo-anëtare të BE-së (shtetas të vendeve të treta) që janë të varfër dhe
a) që nuk i plotësojnë më kushtet për qëndrim të ligjshëm në Gjermani dhe/ose në një Shtet tjetër Anëtar (p.sh., personat që duhet të largohen nga vendi, siç janë personat të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil ose personat statusi i të cilëve është toleruar) ose
b) largimi i të cilëve është organizuar nëpërmjet REAG/GARP
Mbështetja është e mundur si për personat që kthehen vullnetarisht, ashtu edhe për personat e rikthyer me shoqërim. mf Për vendet e origjinës Afganistan, Algjeri dhe Siri mbështetet vetëm kthimi vullnetar.
Fëmijët në moshë madhore duhet të paraqesin një aplikim veç.
2. Vëllimi dhe lartësia e ndihmës EURP
Programi EURP bën një dallim ndërmjet mbështetjes afatshkurtër dhe mbështetjes afatgjatë (Post Arrival Package/Post Return Package):
a) Ndihma afatshkurtër („Post Arrival Package“ – deri në katërmbëdhjetë (14) ditë të punës pas arritjes):
Mbështetja afatshkurtër mund të ofrohet në natyrë dhe/ose të paguhet me para në dorë.
Lartësia e ndihmës orientohet sipas shumave vijuese:
b) ndihma afatgjate (Post Return Package“ – deri në 12 muaj nga dita e largimit nga shteti):
Ndihma afatgjate ofrohet parimisht vetëm në formë të mbështetjes materiale.
Lartësia e ndihmës orientohet sipas shumave vijuese:
Paketa mjekësore (MEDP) mund të kërkohet në mënyrë të pavarur ose shtesë ndaj mbështetjes afatshkurtër dhe afatgjatë. Ajo mund të përfitohet nga momenti i mbërritjes dhe brenda 12 muajve nga data e largimit. Për këtë, kërkesës EURP duhet t’i bashkëlidhet një raport mjekësor i lëshuar nga një mjek në BE, me klasifikim të saktë sipas ICD‑10‑WHO (ose më të lartë), për një sëmundje të diagnostikuar para largimit. Shpenzimet deri në shumën 490 € për person janë të financueshme në kuadër të MEDP, nëse lidhen drejtpërdrejt me sëmundjen e diagnostikuar në raportin mjekësor të aplikuesit.
Kujdes: Personat që klasifikohen si raste MEDA (Medical Assistance) në kuadër të programit REAG/GARP dhe përfitojnë mbështetje përmes projektit PAMA (Post‑Arrival Medical Assistance) nuk mund të marrin mbështetje shtesë nga MEDP në kuadër të EURP.
3.Rregullat e veçanta për ven det e origjinës siç janë Shqipëria, Gjeorgjia, Moldavia, Maqedonia e Veriut dhe Serbia:
Shqipëria , Gjeorgjia , Moldavia , Maqedonia e Veriut dhe Serbia :
Kolumbia :
4. Procedura e aplikimin për ndihmën RIAT
Aplikimi për këtë ndihmë është i mundshëm vetëm përmes sistemit për menaxhimin e të dhënave RIAT . Të gjitha proceset përpunohen në këtë program. RIAT është një sistem i mbyllur, në të cilin kanë qasje vetëm personat e autorizuar edhe i cili i plotëson të gjitha predispozitat e Rregullores europiane për mbrojtjen e të dhënave.
Kërkesa EURP duhet të regjistrohet në sistemin RIAT të paktën nëntëmbëdhjetë (19) ditë kalendarike para datës reale të largimit. Të gjitha të dhënat në formularin e aplikimit duhet të jenë të sakta dhe të plota dhe të përputhen në mënyrë të saktë me të dhënat në RIAT, në mënyrë që përpunimi i kërkesës të zhvillohet pa pengesa. Në kuadër të aplikimit për EURP mund të kërkohen mbështetja afatshkurtër (PAP), mbështetja afatgjatë (PRP) dhe paketa mjekësore (MEDP). Dokumentet që mungojnë (p.sh. data e konfirmuar e largimit) mund të shtohen edhe në një moment të mëvonshëm në RIAT. Për të siguruar që mund të ofrohet ndihmë afatshkurtër për pritjen në aeroport dhe transportin vijues, është thelbësore që detajet e sakta të fluturimit t'i dërgohen BAMF-it përmes RIAT-it të paktën pesë (5) ditë pune para largimit.
Për shkaqe teknike internet-explorer nuk mund të shfrytëzohet, andaj në këtë rast duhet të shfrytëzohet ndonjë webbrowser alternativ, siç është fjala vjen Google Chrome.
Për të përdorur RIAT, së pari duhet të merrni pjesë në një sesion trajnimi që ofron një pasqyrë të përgjithshme të platformës RIAT dhe Programit të BE-së për Riintegrimin, si dhe shpjegon se si të dorëzoni një aplikim të plotë dhe të saktë. Të gjitha informacionet në lidhje me kurset e trajnimit RIAT të ofruara mund të gjenden në zonën e identifikimit në ReturningfromGermany.de. Ju lutemi regjistrohuni së pari në zonën e identifikimit .
Në rast të pyetjeve lidhur me RIAT mund të drejtoheni te: RIATsupport@bamf.bund.de .
5. Parashtrimi i mëvonshëm i aplikimit
Në raste të jashtëzakonshme, të kthyerit/personat e riatdhesuar mund të vazhdojnë të marrin mbështetje pas mbërritjes së tyre në vendin e tyre të origjinës (për Afganistanin, Algjerinë dhe Sirinë kjo vlen për personat e kthyer vullnetarisht). Në lidhje me këtë, ata duhet të kontaktojnë me partnerët kompetent për riintegrim (lidhur me të dhënat kontaktuese shih fletushkën), me ç´rast duhet të paraqitet dokumenti i identitetit, gjë e cila duhet të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur (më së voni brenda afatit prej 5 muaj pas arritjes)
6. Kontaktimi i partnerëve për riinegrim para largimit nga shteti
Të gjithë partnerit për riintegrim qëndrojnë në dispozicion për t´i kontaktuar edhe para kthimit. Kjo ofertë shtesë (në gjuhën e vendit) u shërben personave që kthehen në vendet e tyre, sidomos për përgatitjen e kthimit, si dhe për t´i sqaruar të gjitha pyetjet e tjera që ata mund t´i kenë lidhur me RIAT. Në fokus të bisedave të tilla do të duhej të qëndronin çështje si organizimi i rrjedhës së ngjarjeve pas kthimit, perspektiva realiste e riintegrimit, si dhe tema të tjera lidhur me nevojat personale. Plani faktik i riintegrimit – i cili është i tematizuar në kuadër të aplikimit për RIAT – do të përcaktohet pas arritjes, në mënyrë individuale në mes të partnerit për riintegrim dhe personave të kthyer.
U lutemi shërbimeve që këshillojnë lidhur me kthimin që personat të cilët kthehen t´i informojnë lidhur me ofertën dhe për nevojën e kontaktimit me kohë. Të dhënat kontaktuese e të gjithë partnerëve për riintegrim mund t´i gjeni përmes fletëve informative (download, ana e djathtë). službe koje savetuju u vezi povratka da povratnicima skrenu pažnju na ponudu pravovremenog stupanja u
Parterët për riintegrim EURP-a janë: Caritas International Belgium, European Technology and Training Centre (ETTC), IRARA, Life Makers Foundation dhe WELDO.
Zyra federale për migracion dhe refugjatë jep informata të mëtejme për ndihmën EURP nën: reintegration@bamf.bund.de
I financuar nga Frontex, EURP ka filluar me punë më 1 prill 2022 dhe ky program ofron ndihmë individuale për riintegrim për personat që kthehen në vendet e tyre të origjinës. Për koordinimin e kësaj ndihme në nivelin nacional kompetente është Zyra federale për migracion dhe refugjatë.