ETTC

ETTC (European Technology and Training Centre) është një organizatë me dobi publike, e cila ofron aktivitete të kualifikimit të mëtejshëm profesional në sektorin publik si dhe mbështet të kthyerit në Irak gjatë reintegrimin profesional dhe social.

Në varësi nga nevojat individuale të personave të kthyer ofrohen shërbimet si vijojnë:
• Pritja në aeroport
• Përkujdesje individuale
• Mbështetje gjatë ndërtimit të një ndërmarrjeje të vogël ose gjatë kërkimit të punës
• Trajnim në ‘Business Start-up’ dhe panaire të punës
• Mbështetje gjatë kërkimit të një rruge të përshtatshme të arsimit ose të një kualifikimi
• Ndërmjetësimi i mëtejshëm për institucione shëndetësore
• Mbështetje gjatë kërkimit të personave të kontaktit
• Mbështetje administrative
• Informacione lidhur me vendin

Zyra kryesore dhe qendra e trajnimit e ETTC është në Erbil, dega të tjera ndodhen në Suleimaniyah, Duhok, Kirkuk dhe Bagdad.

Kontakt
Newroz, Erbil 00964, Irak
Tel: +964 750 423 5767 / +964 751 868 7618
E-mail: drei@ettc-iraq.net, drei6@ettc-iraq.net

Mbështetja për riintegrimin e JRS në Irak, e cila ofrohet në nivel lokal nga partneri i riintegrimit ETTC për pagesa në para dhe përfitime në natyrë (paketë pas mbërritjes dhe pas kthimit), nuk ofrohet më në dollarë amerikanë si më parë, por ekskluzivisht në monedhën vendase, dinar irakian. Me këtë masë, qeveria qendrore irakiane dëshiron të mbështesë monedhën e dinarit irakian dhe ekonominë kombëtare.