StarthilfePlus

Që prej vitit 2017, programi REAG/GARP plotësohet përmes programit StarthilfePlus, i cili u siguron mbështetje riintegrimi personave të kthyer në mbi 40 vende të destinacionit.

Mbështetje plotësuese në rastin e kthimit vullnetarisht me REAG/GARP

Opsionet për mbështetje në vendin e destinacionit

I. Riintegrim në drejtim të banimit
Që prej janarit 2020, personat e kthyer vullnetarisht, të cilët largohen nga vendi përmes programit REAG/GARP dhe që marrin një ndihmë startuese, do të marrin një mbështetje plotësuese për riintegrim në drejtim të banimit në shtetet e mëposhtme të destinacionit: Armenia, Azerbajxhan, Liban, Taxhikistan, Turqi, Irani (Republika Islamike)

II. Riintegrim për personat e toleruar për një kohë të gjatë
Që prej janarit 2019, personat e kthyer vullnetarisht në vendet e tyre të origjinës përmes programit REAG/GARP dhe që në mënyrë të dokumentuar janë toleruar në Gjermani për gjatë të paktën dy vitesh, do të marrin një mbështetje plotësuese për riintegrim në drejtim të banimit dhe të shpenzimeve mjekësore në vendet e mëposhtme të destinacionit: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Republikë Maqedonia e veriut, Mali i Zi, Serbi, Gjeorgjia, Moldavia, Ukraina

III. Mbështetje financiare në vendin e destinacionit (këstja e 2-të e ndihmës startuese pas 6-8 muajsh)
Që prej janarit 2020, personat e kthyer vullnetarisht, të cilët largohen nga vendi përmes programit REAG/GARP dhe që marrin një ndihmë startuese, do të marrin mbështetje financiare në shetet e mëposhtme: Afganistan, Algjeri, Egjypt, Etiopi, Bangladesh, Benin, Burkina Faso, Kinë, Bregu i Fildishtë, RD Kongo, Eritrea, Gambia, Gana, Guinea, Guinea Bissau, Indi, Irak, Kamerun, Kenia, Mali, Marok, Mongoli, Niger, Nigeri, Pakistan, Federata Ruse, Senegal, Sierra Leone, Simbabve, Sri Lanka, Sudan, Togo, Tunizi, Vietnam