AWO Kosovo

AWO Nürnberg në Kosovë - Ndihmë për të kthyerat dhe të kthyerit si dhe familjet e tyre

Projekti për të kthyerit duhet të mundësojë riintegrimin e qëndrueshëm të të kthyerave dhe të kthyerve nga Gjermania në Kosovë.

Në qendrën e këshillimit të AWO-s mund të zhvillohen perspektiva dhe mundësi të përbashkëta për një fillim të ri në Kosovë. Migrantet dhe migrantët gjatë këshillimit trajtohen me respekt dhe vlerësim, këshillimi është i hapur për sa i përket rezultatit dhe i orientuar në resurset.

Zyra mbështet persona, të cilët kthehen vullnetarisht nga Gjermania në Kosovë, në rast të pyetjeve dhe problemeve, të cilat lidhen me kthimin. Përveç kësaj nëpërmjet një këshillimi mobil mundësohet edhe këshillimi i personave, të cilët nuk janë në gjendje të shkojnë vetë në një qendër këshillimi. Vizitat në shtëpi shërbejnë edhe për këtë që situata e kërkuesve të këshillave të mund të vlerësohet më mirë, për të vënë në dispozicion ndihmë sipas nevojave.

Mbështeten si familje, ashtu edhe gra dhe burra që rrinë më vete, të cilët gjenden në situata të vështira sociale. Për shembull AWO Nürnberg jep ndihmë për përkujdesjen mjekësore duke paguar ilaçe dhe taksat e trajtimit në rast të njerëzve me sëmundje kronike. Përveç kësaj përkrahen familje me mbështetje financiare për materiale shkollore dhe shpenzimet e udhëtimit për në shkollë. Mund të merren përsipër edhe materiale ndërtimore dhe orendi respektivisht ndihmë për rinovim. AWO paguan gjithashtu shtesa për rrogat dhe ndihma për krijimin e ekzistencës.

Njerëz, të cilët janë të interesuar për një kthim në Kosovë, bëhen të vëmendshëm për këtë ofertë nëpërmjet qendrave të këshillimit në Gjermani. Ata mund të mësojnë edhe nga qarqet e vullnetarëve ose nga miqtë ose të njohurit që ekziston një qendër këshillimi i AWO-s në Kosovë. Edhe Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ndërmjetëson AWO-s kliente dhe klientë, të cilët nuk mund të presin asnjë ndihmë nga ana shtetërore. Përveç kësaj përkujdeset edhe për persona, të cilët i adresohen AWO-s nga autoritetet kosovare për të marrë p.sh. mbështetje në çështje administrative që lidhen me Gjermaninë, për shembull sigurimin e dëftesave shkollore dhe/ose certifikata lindjeje.

AWO u ofron fëmijëve dhe të rinjve edhe oferta grupi. Pranohen me kënaqësi shëtitje, aktivitete në grup, të shoqëruara psikologjikisht, oferta sipas pedagogjisë së përjetimit, kurse skie si dhe kurse të gjuhës në gjermanisht dhe në shqip.

AWO Nürnberg është aktiv në Kosovë që prej vitit 2007. Një zyrë vetjake u hap në Prishtinë në mars të vitit 2009. Projekti përkrahet nga Ministria e Jashtme dhe nga Shteti i lirë i Bavarisë.

Kontakt:
Në Gjermani: Zonja Martina Sommer (Drejtuesja e referatit)
Tel.: +49 911 2741 40 11
Në Kosovë: Zoti Nezir Kolgeci
Tel.: +383 9 227 262