Këshillimi

Virtual Counselling

Çfarë është Virtual Counselling (Këshillimi Virtual)?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Këshillimi virtual është këshillim online për migrantët dhe migrantet që jetojnë në Gjermani dhe që janë të interesuar të kthehen vullnetarisht në vendet e tyre të origjinës. Këshillimi zhvillohet online dhe kryhet nga këshilltarët e kthimit të IOM. Këshilltarët e IOM janë të vendosur në 19 vende. Ata flasin gjuhën përkatëse kombëtare, japin informacion në lidhje me situatën në vendet e origjinës si edhe rreth programeve për kthimin vullnetar dhe riintegrimin.

Si mund të kontaktohen këshilltarët e Virtual Counselling Team?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Këshilltarët mund të kontaktohen përmes shërbimeve të ndryshme të mesazheve online si WhatsApp, Viber, Facebook ose Skype. Këto të dhëna kontakti gjenden në faqet e internetit të vendit përkatës.

ZIRF-Counselling

Çfarë është ZIRF-Counselling (Këshillimi ZIRF)?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Projekti i ZIRF-Counselling është një ofertë informacioni, i cili ofron informacione individuale, aktuale dhe të azhurnuara dhe të hulumtuara në nivel lokal në lidhje me vendin e kthimit. Në këtë mënyrë, qendrat e këshillimit për kthim kanë një mbështetje në sigurimin e informacionit individual dhe specifik për secilin vend për migrantët dhe migrantet. Kjo është për të mbështetur vendimin nëse kthimi vullnetar është një mundësi apo jo.

Ky projekt është pjesë e Zyrës Qendrore për Transferimin e Informacionit per Financimin e Kthimit, ose shkurt ZIRF. Projekti përbëhet nga dy komponentë: kërkesat individuale dhe fletët e informacionit për vendet.

Çfarë janë kërkesat individuale ZIRF?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Një komponent i projektit të këshillimit ZIRF janë kërkesat individuale (për informacion) ZIRF. Qendrat e autorizuara për kërkesat në Gjermani kanë mundësinë të paraqesin tek ekipi i këshillimit ZIRF kërkesa individuale rreth situatës në vend. Këtu përfshihen pyetje rreth këtyre temave: kujdesi mjekësor, tregu i punës, situata e strehimit, arsimi, çështjet sociale ose mundësi mbështetjeje për grupet vulnerable. Përgjigjet pastaj hulumtohen në vend nga punonjësit e IOM. Gjithashtu, mund të kryhet edhe një Family Assessment (vlerësim i familjes) për migrantet dhe migrantët e mitur dhe të pashoqëruar.

Kush mund të paraqesë një kërkesë ZIRF?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Kërkesa mund të paraqitet vetëm nga një qendër këshillimi për kthim, e cila është e autorizuar nga ZIRF. Lëshimi i autorizimit për paraqitjen e kërkesës bëhet nga landi federal përkatës. Në portalin e informacionit të qendrës përkatëse të këshillimit mund të shikohet nëse një qendër është e autorizuar për të paraqitur kërkesa.

Si mund të paraqes një kërkesë ZIRF?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Qendrat ZIRF të autorizuara për paraqitjen e kërkesave mund të përdorin modulin e aplikimit online (OAM). Hapat e saktë për paraqitjen e një aplikimi mund të gjenden në udhëzimet në faqen e programit ZIRF Counselling. Ato janë të disponueshme në gjermanisht.

Ku mund të gjej kërkesa, të cilat kanë marrë tashmë përgjigje?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Kërkesat individuale që kanë marrë tashmë një përgjigje, janë bërë anonime dhe mund të shikohen në ZIRF-Datenbank (Baza e të dhënave ZIRF). ZIRF-Datenbank gjendet në fund të faqes dhe në faqen e programit "ZIRF Counselling".

Çfarë është një Family Assessment (vlerësim i familjes)?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Në rast të një kthimi të mundshëm vullnetar të migranteve dhe migrantëve të mitur dhe të pashoqëruar, IOM ofron një Family Assessment. Për ta bërë këtë, IOM kontakton të afërmit në vendin e destinacionit dhe i viziton ata atje. Kjo shërben për të siguruar mirëqenien e fëmijës dhe për të përcaktuar çfarë është në interesin më të mirë të fëmijës. Gjithashtu, edhe personi kujdestar merr mbështetje në lidhje me vendimin nëse është e mundur që fëmija të kthehet vullnetarisht apo jo.

Gjatë një Family Assessment mblidhen informacione rreth situatës socio-ekonomike, kushteve të jetesës, madhësisë, përbërjes dhe dinamikës së familjes në vendin e destinacionit. Faktorë të tjerë janë aksesi në arsim dhe kujdesi mjekësor si dhe gatishmëria e përfaqësuesit ligjor në vendin e destinacionit për të pranuar fëmijën. Kryhet gjithashtu një verifikim identiteti i përfaqësuesit ligjor të fëmijës në vendin e destinacionit.

Informacione të mëtejshme mbi Family Assessment mund të gjenden në faqen e programit "ZIRF-Counselling".

Çfarë dokumentesh kërkohen për të aplikuar për një Family Assessments?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Para se të paraqitet një kërkesë, nga qendra e këshillimit të kthimit duhet të merret informacioni për fëmijën dhe situatën përkatëse familjare në vendin e destinacionit. Këtu është shumë e rëndësishme të jesh i ndjeshëm ndaj disa faktorëve të riskut, si dhe të jesh i vetëdijshëm ndaj rrethanave të pazakonta. Këto përfshijnë, për shembull, martesën e detyruar dhe trafikimin e qenieve njerëzore, por edhe faktorë të tillë si qëndrimi i prindërve në Gjermani apo kthimi i migranteve dhe migrantëve veçanërisht të rinj. Dokumentet e tjera të nevojshme janë formulari i kërkesës, dëshmia e identitetit të fëmijës, e përfaqësuesit ligjor në Gjermani si edhe e personit që do të kujdeset për fëmijën në vendin e destinacionit. Është e rëndësishme të jepni adresën, numrin e telefonit dhe, nëse është e mundur, adresën e emalit të personit në vendin e destinacionit, në mënyrë që të mund të kontaktohet.

Çfarë janë fletët e informacionit për vendet?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Fletët e informacioni për vendet përmbajnë informacione të rëndësishme për kthimin rreth këtyre temave: kujdesi shëndetësor, tregu i punës, strehimi, çështjet sociale, arsimi, mundësi konkrete për mbështetje dhe fëmijët në procesin e kthimit. Ato quhen ndryshe CFS. Ky shkurtim i referohet emërtimit në anglisht Country-Fact-Sheet. Ato mund të gjenden në faqet individuale të vendit përkatës.