MEDA (Medical Assistance)

A duhet të informohet IOM mbi specifikat dhe/ose kufizimet shëndetësore të aplikantëve?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Të gjitha specifikat shëndetësore, përfshirë shtatzëninë, duhet t'i raportohen IOM gjatë paraqitjes së aplikacionit. Kjo përfshin dëmtimet fizike, ashtu edhe ato psikike. IOM kryen kontrolle nëpërmjet stafit të kualifikuar mjekësor nëse duhet të merren masa paraprake të veçanta për udhëtimin ose riintegrimin e migrantëve në vendet e destinacionit.

Çfarë është një rast mjekësor (rast MEDA)?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Aplikantët, të cilët vuajnë nga një dëmtim shëndetësor (psikik ose fizik, akut ose kronik), duhet të perceptohen dhe trajtohen si raste MEDA.

Cilat dokumente nevojiten në një rast MEDA?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Gjithmonë:
• Deklaratë pëlqimi për përcjelljen e të dhënave mjekësore (Authorization Form)
• Letër e mjekut në anglisht, jo më e largët se dy javë, nga e cila rezultojnë: Diagnoza Ecuria e sëmundjes/terapisë Prognoza/rekomandimi për trajtimin e mëtejshëm Mjekimi

Nëse nevojitet:
• formulari MEDIF/MEDA i linjës ajrore, jo më i largët se shtatë ditë
• vërtetim i aftësisë për të udhëtuar me avjon
• kura e mjekimit (recetë & preventiv, nëse IOM i mbart shpenzimet)
• informacion për karrige me rrota
• në rast të sëmundjes psikike: Vërtetim i aftësisë mendore për të vendosur mbi kthimin e asistuar

Cilat janë detyrat që ka qendra e këshillimit respektivisht zyra që e transmeton kërkesën?

icon/ic-play
icon/ic-volume

• sigurimi brenda një kohe të shkurtër i të gjitha dokumenteve të nevojshme
• lidhja e kontaktit me familjen në vendin e destinacionit
• nëse e nevojshme, sigurimi i një kontrolli përfundimtar mjekësor
• paraqitje në kohë e të gjitha dokumenteve që mund të rimbursohen