Nisja, largimi drejt një vendi tjetër, rihyrja

Nisja

A mund të zgjidhet lirisht data e nisjes?

icon/ic-play
icon/ic-volume

IOM përpiqet të organizojë një udhëtim të bazuar në datën e dëshiruar të nisjes shprehur në kërkesë. Mirëpo data e vërtetë e nisjes varet nga linjat ekzistuese të fluturimit, disponueshmëria e vendeve në avion dhe data në dokumentet e udhëtimit.

Në rast largimi në rrugë tokësore a është e detyrueshme data e largimit shënuar në vërtetimin e IOM-it?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Meqenëse nisja me rrugë tokësore organizohet nga qendra e këshillimit / zyra që e transmeton kërkesën, data e largimit në vërtetimin e IOM nuk është e detyrueshme. Largimi duhet të bëhet brenda një periudhe prej tre muajsh.

Në cilat vende është i mundshëm largimi me autobus?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Largimi me autobus është i mundshëm në vendet e mëposhtme: Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Maqedoni, Moldavi, Mal i Zi, Serbi dhe Ukrainë. Largimi me autobus për në Kosovë nuk është i mundshëm.

A mund të porositet / blihet një biletë autobusi para marrjes së konfirmimit nga IOM?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Jo, bileta lejohet të blihet vetëm pas marrjes së konfirmimit nga IOM.

Largimi drejt një vendi tjetër

A është i mundur largimi në një shtet tjetër anëtar të BE-së nëpërmjet programit REAG/GARP?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Largimi drejt një shteti tjetër anëtar të BE është parimisht i përjashtuar. Por, viktima të trafikimit të qenieve njerëzore ose prostitucionit të detyruar që janë nënshtetas të një shteti anëtar të BE mund të përkrahen.

Cfarë dokumente shtesë nevojiten për t'u larguar drejt një vendi tjetër pritës?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Për të vazhduar migracionin duhet të sigurohet një vizë ose leje qëndrimi, që siguron të drejtën e qëndrimit të përhershëm (të paktën një vit) në një vend të tretë. Rekomandohet që të kontaktohet ambasada e vendit përkatës, për të marrë informacione të tjera mbi mundësitë e qëndrimit. IOM mund të organizojë lëvizjen e mëtejshme vetëm pas paraqitjes së një vize/leje qëndrimi, mirëpo nuk ofron mbështetje gjatë aplikimit për vizë.

Rihyrja

A duhet të rikthehen përfitimet e marra nga programi REAG/GARP në rast të rihyrjes në Republikën Federale të Gjermanisë?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Parimisht po. Nëse përfitimet e përkrahjes duhet të rimbursohen në rast të një rihyrjeje të regjistruar në Gjermani, kjo varet nga arsyet e rihyrjes (p.sh. fillimi i punës, bashkimi familjar, kërkesë e dytë për azil, studime). Edhe në rast të rimbursimit të plotë të përfitimeve të përkrahjes nga migrant/i/ja programi REAG / GARP përjashton dhënien e një mbështetjeje të re financiare.