Paraqitja e kërkesës

Kush mund të bëjë kërkesë për një kthim të asistuar në kuadrin e programit REAG/GARP?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Shtesas të vendeve të treta, të cilët mendojnë të kthehen, por nuk kanë mjete për këtë, mund të kërkojnë mbështetje. Mënyra dhe masa e financimit përcaktohen në bazë rasti sipas nevojave apo nevojës së veçantë për mbrojtje. Nuk ekziston asnjë parashikim ligjor për përkrahje.

A mund të bëhet një aplikim për REAG/GARP nga paraburgimi?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Jo. Personat, të cilët dëshirojnë të kthehen vullnetarisht, duhet të drejtohen tek një qendër këshillimi pas lirimit të tyre dhe duhet të paraqesin atje një kërkesë për mbështetje.

A duhet të ketë paraqitur dikush detyrimisht një kërkesë për azil?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Jo. Personat të cilët kanë aplikuar për azil, por që nuk kanë paraqitur akoma një kërkesë për azil me efekt ligjor, përfitojnë përkrahen. Përveç kësaj programi ofron mbështetje për viktima të trafikimit të qenieve njerëzore dhe prostitucionit të detyruar.

Sa kohë zgjat procedura e IOM?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Koha e përpunimit ndryshon sipas vendit të destinacionit, por synohet gjithmonë një procedurë e shpejtë. Në rast se janë paraqitur të gjitha dokumentet dhe/ose vërtetimet, IOM mund ta organizojë kthimin e kërkuar, si rregull, brenda katër deri pesë ditësh pune. Lutemi kini parasysh që në varësi të vendit të destinacionit ose për raste mjekësore mund të ketë një kohë më të gjatë përpunimi.

Kush duhet ta nënshkruajë kërkesën për REAG/GARP?

icon/ic-play
icon/ic-volume

Të gjithë personat madhorë (nga mosha 18 vjeç/e), të shënuar në kërkesë, duhet të nënshkruajnë në faqen e tretë të kërkesës. Përveç kësaj duhet të shënohet data e aplikimit. Të miturit e pashoqëruar nga mosha 16 vjeç/e duhet të nënshkruajnë të gjitha dokumentet, së bashku me përfaqësuesit ligjorë.

Cfarë dokumentesh kërkohen për aplikantët analfabetë?

icon/ic-play
icon/ic-volume

IOM ka nevojë për një deklaratë të lëshuar nga zyra që e transmeton kërkesën, nga e cila rezulton që aplikanti në praninë e një përkthyeseje ose një përkthyesi është informuar mjaftueshëm mbi përmbajtjen e kërkesës së programit REAG/GARP. Aplikanti duhet ta ketë kuptuar përmbajtjen dhe kërkesa duhet të nënshkruhet në praninë e zyrtarit përgjegjës (nëpërmjet tre kryqeve ose gjurmës së gishtit).

Çfarë është një modul aplikimi online (OAM)?

OAM-i është një modul digjital aplikimi, i cili është zhvilluar për këshilltarë/këshilltare për kthimin prej vendeve që transmetojnë kërkesa (AüS), për t’i paraqitur kërkesat për programet REAG/GARP online. OAM-i e mundëson gjithashtu qasjen në bankën e të dhënave të Zyrës qendrore për ndërmjetësim informacionesh (ZIRF) si dhe mundësinë të shtroni pyetje të reja. OAM-i nënshtrohet zhvillimeve të vazhdueshme, gjatë të cilave krijohen funksione për lehtësimin e zbatimit digjital të procesit REAG/GARP.

Kush mund ta shfrytëzojë OAM-in?

OAM-i është menduar për këshilltarë/këshilltare për kthimin prej vendeve që transmetojnë kërkesa. Një AüS është i autorizuar që të paraqesë kërkesa për programet REAG/GARP për të kthyerat vullnetare dhe të kthyerit vullnetarë. Më shumë informacione për këtë ju gjeni këtu.

Si mund të paraqesin këshilltarë/këshilltare për kthimin kërkesa të programeve REAG/GARP nëpërmjet OAM-it?

Për të paraqitur kërkesa për programet REAG/GARP nëpërmjet OAM-it, këshilltarë/këshilltare për kthimin në AüS duhet të krijojnë fillimisht një llogari në OAM duke klikuar në fund të faqes së OAM-it në “Regjistrimi”, shih këtu.

Formulari i regjistrimit duhet të shkarkohet fillimisht në fushën “Shkarkimi i formularit të regjistrimit”, të shtypet në mënyrë të plotësuar dhe të nënshkruhet. Pastaj ai duhet të skanohet dhe të ngarkohet përsëri nën fushën “Formulari i regjistrimit”.

Pasi është kontrolluar autorizimi i vendit që e transmeton kërkesën, dërgohet një e-mail konfirmues me një fjalëkalim të përkohshëm dhe një link për regjistrim. Tani këshilltarja/këshilltari e/i regjistruar për kthimin mund të paraqesë kërkesa.

Unë jam një këshilltare/këshilltar për kthimin dhe kam pyetje për OAM-in. Ku gjej unë informacione të rëndësishme?

Për çdo lloj pyetjesh sqaruese mbështetja jonë e përdoruesve mund të arrihet nga e hënë deri të premten midis orës 8:00 dhe 17:00. Ju mund të na kontaktoni nëpërmjet telefonit nën +49 30 278 778 78, ose na shkruani një e-mail në iomdeoamsupport@iom.int . Ju mund të na arrini gjithashtu përmes formularit të kontaktit të llogarisë suaj të OAM-it. Përveç kësaj ju keni mundësi që të lexoni më shumë informacione në manualin e OAM-it.