Në këtë faqe gjeni programet e kthimit dhe riintegrimit për vendin Iraku si dhe informata të mëtejshme për vendin.
Programet vijuese mund t'ju përkrahin gjatë kthimit tuaj vullnetar:
REAG/GARP: Shpenzimet tuaja të udhëtimit do të mbulohen dhe mund të merrni një mbështetje financiare për udhëtim si dhe një ndihmë të njëhershme financiare për rifillim.
ETTC (European Technology and Training Centre) është një organizatë me dobi publike, e cila ofron aktivitete të kualifikimit të mëtejshëm profesional në sektorin publik si dhe mbështet të kthyerit në Irak gjatë reintegrimin profesional dhe social.
Në varësi nga nevojat individuale të personave të kthyer ofrohen shërbimet si vijojnë:
• Pritja në aeroport
• Përkujdesje individuale
• Mbështetje gjatë ndërtimit të një ndërmarrjeje të vogël ose gjatë kërkimit të punës
• Trajnim në ‘Business Start-up’ dhe panaire të punës
• Mbështetje gjatë kërkimit të një rruge të përshtatshme të arsimit ose të një kualifikimi
• Ndërmjetësimi i mëtejshëm për institucione shëndetësore
• Mbështetje gjatë kërkimit të personave të kontaktit
• Mbështetje administrative
• Informacione lidhur me vendin
Zyra kryesore dhe qendra e trajnimit e ETTC është në Erbil, dega të tjera ndodhen në Suleimaniyah, Duhok, Kirkuk dhe Bagdad.
Kontakt
Newroz, Erbil 00964, Irak
Tel: +964 750 727 9095
E-mail: info@ettc-iraq.net
Për informata të mëtejshme kontaktoni qendrën e këshillimit në afërsinë tuaj.
Në kuadër të këshillimit ZIRF mund të shtroni pyetje individuale për vendin tuaj të prejardhjes nëpërmjet qendrave të autorizuara këshillimi. Informatat kërkohen nga IOM-ja në vend dhe mund t'ju ndihmojnë të merrni vendime të informuara dhe të përgatisni kthimin tuaj të mundshëm vullnetar. Këtu mund të shihen kërkime të plotësuara individuale.
Qendra këshillimi