Deutsch, English
Landesamt für Zuwanderung und Flüchtling është një qendër këshillimi shtetërore ku mund të merrni informata dhe ku mund të këshilloheni në mënyrë individuale, jodetyruese dhe asnjanëse për mundësitë e një kthimi vullnetar. Këshilltarët ju shpjegojnë mbështetjen që mund të merrni për kthimin tuaj vullnetar nga programe përkrahjeje dhe se a ka programe riintegrimi në vendin tuaj të prejardhjes.
Krahas kësaj, shumë qendra këshillimi, në kuadër të këshillimit ZIRF, mund t'u shtrojnë pyetje individuale për vendin tuaj bashkëpunëtorëve të IOM-së në atë vend për t'ju ndihmuar me vendimmarrjen dhe/ose me përgatitjen e kthimit tuaj vullnetar.