Ipso Afghanistan

Organizata Psikosociale Ndërkombëtare (Ipso) është një organizatë humanitare me seli në Gjermani dhe me një vendndodhje në Afganistan. Në rast të Ipso-s bëhet fjalë për një organizatë ndërkombëtare, jo shtetërore, me dobi publike dhe jo politike, e cila u ofron njerëzve mbështetje psikosociale në situata emergjente. Ofertat janë të arritshme për të gjithë personat, pavarësisht nga sfondi etnik, nga feja, gjinia ose qëndrimi politik.

Qendra për këshillim psikosocial dhe shëndetin mendor në Kabul është një iniciativë që është krijuar nga Ministria gjermane e Punëve të Jashtme dhe administrohet nga organizata Ipso. Qendra ndodhet në qendrën e Kabul-it dhe është e hapur në gjashtë ditë të javës nga ora 8:30 deri në orën 18:00. Persona afganë, të cilët janë ballafaquar me probleme personale, stres psikologjik dhe ngarkesa të tjera, mund të marrin këshillim dhe ndihmë në këtë qendër. Nëse ju jeni kthyer përsëri në Afganistan nga Gjermania ose nga një vend tjetër dhe keni vështirësi që të riambientoheni në Afganistan dhe të riintegroheni me familjen dhe komunën tuaj, ju mund të merrni këto oferta:

  • Këshillim psikologjik individual
  • Vizita mjekësore dhe trajtim psikiatrik
  • Terapi familjare
  • Grupe ndihmëse
  • Përkujdesje intensive psikosociale dhe psikiatrike si dhe terapi e shprehjes dhe e punësimit në programet e përkujdesjes ditore
    Këshillim psikosocial online, i hapur për të gjithë personat nën www.ipso-ecare.com


    Të gjitha ofertat janë falas.

    Qendra për Këshillim Psikosocial dhe Shëndetin Mendor në Kabul
    Tel.: +93 700073676; +93 781149264; +93 799810675