Çfarë është kthimi vullnetar i asistuar dhe riintegrimi (Assisted Voluntary Return and Reintegration - AVRR)?

Migrantët - këtu përfshihen edhe persona, kërkesa e të cilëve për azil është refuzuar - të cilët nuk dëshirojnë ose nuk mund të qëndrojnë më në Gjermani dhe nuk kanë mundësi financiare për t'u kthyer në vendin e tyre të origjinës, kanë mundësi të përfitojnë mbështetje organizative si dhe financiare. Kthimi vullnetar mbështetet nga programi REAG/GARP 2.0, i cili financohet nga autoritetet federata dhe landet. Në varësi të shtetësisë, vendit të destinacionit dhe rastit, përveç rezervimit dhe financimit të shpenzimeve të udhëtimit, kjo mund të përfshijë, nëse e përshtatshme, një ndihmë financiare para nisjes si dhe mbështetje për riintegrim në vendin e destinacionit (programi StarthilfePlus).

Cili është ndryshimi midis kthimit të asistuar dhe kthimit të detyruar (dëbimit)?

Dëbimi nënkupton që një person i/e detyruar të largohet nga vendi, kthehet në vendin e tij/saj të origjinës nga autoriteti përgjegjës nëse nuk është larguar vetë nga Gjermania brenda një afati që i është njoftuar paraprakisht. Kjo mund të ndodhë, nëse kërkesa e azilit është refuzuar ose një azilkërkues ka patur të drejtën e mbrojtjes së përkohshme dhe ky afat ka skaduar. Kthimi vullnetar i asistuar do të thotë që personat, të cilët dëshirojnë të kthehen, mund të marrin ndihmë logjistike dhe/ose financiare si gjatë kthimit, ashtu edhe gjatë riintegrimit të tyre.

icon/ic-play
icon/ic-volume

Ku mund të marrin informacion migrantët e interesuar për kthimin vullnetar?

Në Gjermani ka më shumë se 900 qendra këshillimi për kthimin, të cilat ofrojnë këshillim si për mundësitë e mbështetjes për kthimin vullnetar, ashtu edhe për programet e riintegrimit. Edhe portali i informacionit ReturningfromGermany ofron të gjitha informacionet thelbësore në nëntë gjuhë të ndryshme. Një listë e të gjitha qendrave të këshillimit për kthimin është e disponueshme këtu: qendra këshillimi për kthimin

icon/ic-play
icon/ic-volume

Çfarë ndodh gjatë këshillimit për kthimin?

Gjatë këshillimit për kthim migrantët mund të diskutojnë mbi situatën e tyre personale dhe më pas të informohen pa u përfshirë në mundësitë e ndihmës individuale. Këshilltarët për kthimin japin informacione mbi mundësitë e përkrahjes financiare në rast të largimit dhe shërbimet e mundshme të riintegrimit në vendin e destinacionit. Nëse vendimi për kthimin vullnetar është marrë, plotësohet aplikimi përkatës me ndihmën e këshilltarëve për kthim. Këshillimi për kthimin është gjithmonë individual, pa detyrim, pa paragjykime dhe falas. Askush nuk ju detyron të largoheni.

icon/ic-play
icon/ic-volume

A mund të shfrytëzohen përfitimet e programit edhe pjesërisht?

Jo, programi REAG/GARP 2.0 nuk ofron përfitime të pjesshme.

A ka një të drejtë ligjore për kthimin vullnetar të asistuar dhe për përfitimet e riintegrimit?

Jo, nuk ka asnjë parashikim në ligj për mbështetje në rast të kthimit vullnetar.

icon/ic-play
icon/ic-volume