Diakonie Kosova - Kthimi dhe këshillimi riintegrues në Kosovë

Synimi primar i projektit të kthimit është riintegrimi i qëndrueshëm i personave që kthehen nga Sheti i lirë i Bavarisë në vendin e tyre të origjinës, në Kosovë.

Diakonia Kosova (DiaKos) dhe Qendra e bashkëngjitur trajnuese (DTC) veprojnë që nga viti 2007 në sferën e riintegrimit të personave që kthehen në Kosovë - si të atyre që kthehen vullnetarisht, ashtu edhe të atyre personave që i kthejnë. Të gjithë ata persona që kthehen dhe që vijnë nga Bavaria, do të pranohen dhe do të kenë përkujdesje.

Në raste të marrëveshjeve përkatëse, persona që kthehen do të priten nga punonjëset dhe punonjësit e Diakonisë në aeroport. Përpos një zyreje për këshillime, DiaKos i ka në dispozicion edhe
- një Qendër për formim profesional (DTC)
- një >Q>endër psikosociale për terapi të traumave me mjek të integruar
- një Kopsht fëmijësh
- një Qendër për të rinj
- një Fermë bujqësore, që ofron vende pune për persona me aftësi të kufizuara
- një Klub boksi dhe
- një Qendër gjuhësore për gjermanisht

Në kuadër të këshillimeve lidhur me kthimin dhe riintegrimin ofrohen të ashtuquajturat "paketat startuese", të përbëra nga mjete ushqimore dhe artikuj të higjienës. Porpos kësaj, ekziston mundësia edhe për mbështetje materiale me rastin e punimeve të rinovimit të hapësirave banesore, si dhe me rastin e sigurimit të mobiljeve për banesë, materialit për ngrohje dhe të veshmbathjes. Në DTC ofrohen drejtime të ndryshme të formimit profesional si p+r shembull për kuzhinier, frizer, rrobaqepës, instalues i ngrohjeve, elektro-instalues, hidroinstalues, bojxhi dhe suvatues. Me rastin e kërkimit (vijues) të vendit të punës, Diakonia ju ndihmon ose iu vë në dispozicion veglat e nevojshme të punës.

Riintegrimi i fëmijëve dhe i të rinjve mbështetet sidomos përmes kontaktet e Diakonisë me drejtorët e shkollave dhe të mësimdhënësve. Fëmijët që ende nuk janë në moshën shkollore, mund ta kenë përkujdesjen e Diakonisë në kopshtet e fëmijëve. ndërsa për të rinjtë qëndron në dispozicion një qendër për të rinj me oferta të shumëllojshme.

Kohëzgjatja e projektit: 01.03.2022 deri më 29.02.2024

Kontakti në vend:
Diakonie Kosova - Këshillim për kthim dhe riintegrim
Rr. Andrea Alleshi
40000 Mitrovicë,
KOSOVE
Tel. fiks: +383 28 51 51 41
Celular (Viber): +383 45 333 405
E-Mail: nysret@diakoniekosova.org

Adresa e partnerëve kooperues në Gjermani:
Diakonisches Werk der Ev. Kirchenkreise Trier, Simmern-Trarbach und An Nahe und Glan gGmbH
Theobaldstraße 10
54292 Trier
DEUTSCHLAND
Telefoni: 0049 (0) 651 / 20900 51
E-Maili: stumpenhorst@diakoniehilft.de
Internet: www.diakoniehilft.de