Post-War Pioneers (Pionierë të Pasluftës) - "Vendlindja në vend të migrimit"

Edhe në vitin 2021 Fondacioni "Sankt Barbara" ofron trajnime për persona që mund të kthehen nga Gjermania në vendet e tyre të origjinës, të cilat mund të kenë konflikte. Theksi është tek "Rreziqet për shkak të mbetjeve eksplozive të luftës", qoftë si trajnim ndërveprues "Live-Online-Awareness" (kurs intensiv), ashtu edhe si trajnim me prezencë.



Shumë njerëz duhet të arratisen për shkak të konflikteve të armatosura, të braktisin vendlindjen e tyre dhe të kërkojnë mbrojtje në vende të tjera. Disa prej tyre dëshirojnë të kthehen në vendin e tyre të origjinës dhe të ndihmojnë në rindërtimin e tij. Vendlindja, kultura dhe familja kanë një rëndësi të veçantë për ta. Por për shkak të konflikteve të armatosura, disa rajone të vendit mund të jenë të ngarkuara me mbetje eksplozive që nga lufta, ndërsa rajone të tjera konsiderohen të sigurta.

Qëllimi i trajnimit është sensibilizimi mbi rreziqet nga mbetjet eksplozive të luftës, të krijohet një ndërgjegjësim për këtë dhe të përcillen informacionet themelore rreth sigurisë. Njohuritë e marra, pjesëmarrësit, si multiplikatorë të drejtpërdrejtë, mund t'ua transmetojnë më tej familjes, miqve, fqinjëve ose komunitetit që ka mbetur në vendin e origjinës dhe mund ta përdorin këtë njohuri edhe vetë, gjatë kthimit të tyre në vendlindje, për të mbrojtur vetveten dhe të tjerët.

Pjesëmarrja në trajnim është e hapur për të gjithë të interesuarit nga vendet e origjinës me konflikte, por ajo u drejtohet në mënyrë të veçantë personave që mund të kthehen në vendlindje si dhe të interesuarëve që nuk e kanë akoma të qartë perspektivën dhe të cilët kanë familje në një vend origjine me konflikte. Detyrimi për t’u larguar nuk preket nga kjo masë. Kushtet teknike për pjesëmarrjen në trajnimin ndërveprues "Live-Online- Awareness" për "Sqarimin mbi rreziqet" janë shënuar në fletëpalosje. Nëse do të keni pyetje ose probleme, na kontaktoni. Ne do të gjejmë një zgjidhje së bashku. Trajnimi me prezencë është i ndërtuar në mënyrë modulare.

Ju lutemi na kontaktoni për të koordinuar kërkesat teknike për pjesëmarrjen në kursin interaktiv të trajnimit të ndërgjegjësimit në internet mbi "ndërgjegjësimin për rreziqet". Do të gjejmë një zgjidhje së bashku.

Këtu, krahas komponentit të përcaktuar "Sqarim mbi rreziqet nga mbetjet eksplozive të luftës", do të mund të përzgjidhen sipas nevojës edhe:
"Ndihma e parë"
"Rindërtimi" dhe
"Uji, furnizimi sanitar dhe higjiena (WaSH)".

Trajnimi me prezencë zhvillohet me konceptin e higjienës.

Tek zona e shkarkimit (Downloads) do gjeni një fletëpalosje me informacione të tjera. Pranohen edhe kërkesa individuale nga të interesuarit ose kërkesa nga institucionet.
Nëse keni nevojë për informacione të tjera ose keni pyetje, na kontaktoni:
Fondacioni Sankt Barbara
Telefon: +49 5192 9861490
E-Mail: info@stiftung-sankt-barbara.de

Kurs - Sensibilizim mbi rreziqet dhe informacion
Në përfundim merret certifikatë pjesëmarrjeje.

Kohëzgjatja:
Trajnim me prezencë: mund të caktohet në mënyrë individuale (3 deri 9 ditë) Trajnim Live-Online-Awareness: 90+ minuta

Koha dhe vendi:
Koha dhe vendi mund të caktohen në mënyrë individuale dhe fleksible. Me kënaqësi vijmë ne tek ju.