ERRIN

ERRIN (European Return and Reintegration Network) është një program i përbashkët kthimi dhe riintegrimi i shumë vendeve partnere evropiane nën drejtimin e Hollandës

ERRIN mbështet riintegrimin e personave të kthyer dhe financohet në mënyrë të gjithanshme nga Bashkimi Evropian. Përveç kësaj, thellohen shkëmbimet e drejtpërdrejta me vendet e treta në lidhje me masat bilaterale në fushën e kthimin dhe të riintegrimit.



Pikat krysore të rëndesës të programit
• Mbështetje individuale pas kthimit (vullnetar dhe të detyrueshëm) në vendin e origjinës (vend i tretë) përmes një rrjeti të shërbimit lokal Provider dhe Partnerë
• Lehtësim për kthimin dhe riintegrimin e personave në nevojë
• Zhvillimi dhe zbatimi i koncepteve inovative në fushën e kthimit dhe riintegrimit
• Zhvillimi i metodave për përmirësimin e këshillimit përpara largimit nga vendi
• Bashkëpunimi me vendet e treta për të lehtësuar kthimin dhe riintegrimin
• Fitimi dhe shkëmbimi i njohurive për zhvillimin e mëtejshëm të programit ndihmë
Shtetasit e vendeve të treta, të cilët pas largimit vullnetar nga vendi apo dëbimit nga Gjermani, kanë nevojë për ndihmë për riintegrim në vendin e tyre të origjinës, mund të aplikojnë për ndihmë ERRIN.

Aktualisht mbështetja ofrohet në vendet e mëposhtme:
Etiopia, Afganistani, Armenia, Bangladeshi, Benini, Burkina Faso, Bregu i Fildishtë, Egjipti, Republika Demokratike e Kongos, Gambia, Gana, Guinea Conakry (vetëm për persona që kthehen vullnetarisht), India, Iraku, Kameruni, Kasakistani, Kirgistani, Mali, Maroku, Mongolia, Nigeri, Nigeria, Pakistani, Ruanda, Federata Ruse, Senegali (vetëm për persona që kthehen vullnetarisht), Somalia, Sri Lanka, Taxhikistani, Togoja, Ukraina

Armenia: Ndryshime në kushtet e financimit që nga data 01.03.2021 për ERRIN Armeni. Normat e financimit barazohen me ato të vendeve të tjera të programit ERRIN. Përveç kësaj, tani, nevojitet që të paraqitet një kërkesë e veçantë ERRIN për çdo fëmijë të rritur që largohet bashkë [me aplikuesin].

Egjipti: Që nga prilli 2021, organizata humanitare Life Makers Foundation Egypt është partneri i ri lokal i ERRIN në Egjipt. Për të marrë mbështetje nga programi ERRIN vlen procedura e zakonshme e aplikimit ERRIN. Informacione plotësuese dhe të dhënat e kontaktit mund të merren në zonën e shkarkimit (Download) tek (fletë informative).

Kirgistani: Ju lutemi kini parasysh se, duke parë situatën politike aktuale në Kirgizistan mund të ketë vonesa në zbatimin e përkrahjes për riintegrimin. Rekomandohet që para se të merrni kontakt personalisht, të lidheni fillimisht me Service Provider-in nëpërmjet e-mailit ose përmes telefonit.

Mali: Ju lutemi vine re që një financim nëpërmjet programit ERRIN mund të bëhet vetëm për persona që kthehen vullnetarisht në Mali.

Nigeria: Duke marrë parasysh situatën aktuale në Nigeri mund të ndodhin vonesa në zbatimin e përkrahjes për riintegrimin.

Pakistani: Ju lutemi kini parasysh që ERRIN Service Provider "WELDO" ka një adresë të re për vizitorët.

Federata Ruse: Ju lutemi kini parasysh që ERRIN Service Provider „Caritas Moskau“ ka të dhëna të reja kontakti.
Caritas Moskau:
Т.: +7 (499) 977 08 69 / +7 (499) 976 24 38
T.: +7 969 2811250 / +7 965 4331281
E-mail: erin@caritas.ru, erin.caritas.ru@gmail.com
Caritas Moskau në Grozny:
T.: +7 938 908 53 82 / +7 938 899 02 41 / +7 965 433 12 81
E-mail: erin.sintem@gmail.com
Caritas në Shën Petersburg:
T.: +7 8122723406
E-mail:office@caritas.spb.ru

Somalia: Ndihmat e programit ERRIN për Somalinë/ Somaliland janë subjekt i negocimeve të reja kontraktuese. Që nga maji i vitit 2021 ndihmat e programit ERRIN janë ndërprerë përkohësisht. BAMF mund të pranojë edhe më tej kërkesa për ERRIN, por lutet që në bisedat këshilluese të nxirret në pah mungesa e një organizate partnere dhe mundësia për vonesa në mbështetje. Nëse kjo situatë do të vazhdojë deri në mesin e vitit 2021, BAMF do të publikojë udhëzime të tjera dhe do të japë një deklaratë individuale për kërkesat e ardhura për programin ERRIN.

Sri Lanka: Ju lutemi kini parasysh që ERRIN Service Provider "IRARA" ka një adresë të re për vizita.
L2-17, Realty Plaza, Ja-Ela, 11350, Sri Lanka
Telefon: +94 77 029 3598

Ukraina: Persona të cilat kanë hyrë në Gjermani vetëm pas liberalizimit të vizave (10.06.2017) dhe kthehen në Ukrainë, për fat të keq nuk mund të merren më në konsideratë për një mbështetje sipas ERRIN.

Ju lutemi vini re që duke marrë parasysh situatën në vend shërbimet si marrja nga aeroporti dhe strehimi i përkohshëm gjithashtu nuk janë në dispozicion. Ju lutemi, në raste kur këto janë të nevojshme, merrni kontakt me Entin Federal për Migracion dhe Refugjatë jo më vonë sesa 7 ditë para largimit të planifikuar nën reintegration@bamf.bund.de

Partnerët kontraktues me seli në vendin e origjinës, i.d.R. organizatë joqeveritare me detyrim social dhe humanitar ndaj personave në nevojë, mundësojnë në bashkëpunim të plotë mirëbesimi, një fillim të ri në vendin e origjinës. Këtu është qëllimi i një riintegrimi të qëndrueshëm.

Volumi i ndihmave për riintegrim
• Shërbim në mbërritje (marrja nga aeroporti, strehim afatshkurtër)
• Këshillim individual mbas mbërritjes
• Mbështetje për banim (p.sh. pajisje bazë, përkrahje financiare për qiranë)
• Masa për kualifikimin profesional, ndihmë gjatë kërkimit të vendit të punës
• Mbështetje në ngritjen e një biznesi
• Këshillim dhe mbështetje gjatë çështjeve sociale dhe mjekësore si dhe informacioneve të përgjithshme juridike

Masa e ndihmës është e orientuar nga numri i personave të kthyer në bashkësinë familjare dhe nga nevoja e personave të kthyer.

Masa e ndihmave në natyrë
• Kthimi vullnetar, një person i vetëm: deri në 2.000 euro
• Kthim vullnetar në bashkësi familjare: deri në 5.000 euro
• Në rastin e konstatimit të dëmtimit*: vetëm njëherë + 1.000 euro
• Personat e kthyer: deri në 1.500 euro

*Si të prekshëm konsiderohen: të mitur të pashoqëruar, prindër që përkujdesen vetëm për fëmijët së bashku me fëmijë të mitur, persona mbi 60 vjeç, persona me nevoja të veçanta mjekësore, të meta, shtatzënia, viktima nga trafiku i njerëzve dhe prostitucioni i detyrueshëm.

Duke marrë parasysh situatën aktuale të COVID-19, BAMF u jep të gjithë personave që kthehen në vendet e destinacionit të programit ERRIN (me përjashtim të Armenisë) momentalisht një shumë të njëhershme shtesë prej 200,00 EUR për një aplikant individual dhe respektivisht 500,00 EUR për një familje. Kjo është parashikuar vetëm për kompensimin e shpenzimeve të shtuara të jetesës për shkak të COVID-19 (për shembull qira, ushqime) si dhe për nevoja afatshkurtra mjekësore (artikuj higjienikë, medikamente, lëndë dezinfektimi, maska). Zbatimi i kësaj mbështetjeje shtesë kryhet nga partneri në vend.

(Përmes këtij programi nuk ekziston ndonjë e drejtë ligjore për mbështetje!)

Procedura
Për të përfituar nga ndihmat për riintegrim ERRIN, është e nevojshme kërkesa (shih kolonën e djathë nën Download), e cila duhet të plotësohet tërësisht dhe të nënshkruhet nga personi i kthyer (aplikuesi). Gjithashtu kërkesës duhet t’i bashkëngjiten dokumentat e identifikimit (p.sh. pasaporta, dokumentat zëvëndësuese të pasaportës, dokumentat për udhëtim), si edhe eventualisht dëshmitë lidhur me ekzistencën e një dëmtimi. Dokumentat duhet të dërgohen veças si dokument i skanuar në adresën e e-mailit të dhënë në formular.

Udhëzim
Koha e shqyrtimit të kërkesës mund të zgjasë 5 deri në 10 ditë. Prandaj, luten zyrat ndërmjetëse të aplikimeve që kërkesat të bëhen brënda në kohë.


Nga koha e aplikimit dhe deri në zbatimin e ndihmës për riintegrim


Kërkesa ERRIN bëhet tek një autoritet zyrtar lokal, rajonal ose një qendër këshillimi për personat e kthyer. Zyra Federale për Migracionin (BAMF) dhe Refugjatët zakonisht e merr kërkesën me e-mail dhe verifikon lidhur me plotësimin e kushteve për ndihmë. Nëse plotësohen kushtet paraprake për ndihmë, atëherë BAMF-ja përcakton masën e ndihmës dhe miratimin ia dërgon më tej partnerit kontraktues dhe zyrës përcjellëse të kërkesës. Pas largimit nga vendi, personi i kthyer kontakton me partnerin kontraktues, dhe së bashku me të përcakton me shkrim planin për riintegrim. Më pas, kjo duhet të rishikohet dhe të miratohet nga BAMF-ja, përpara se të zbatohen ndihmat për riintegrim.

Procedura e aplikimit
Brënda gjashtë muajve, pas largimit nga vendi, duhet të ketë përfunduar ndihma për intergrim përmes ERRIN.

Udhëzime të veçanta
ERRIN mbështet riintegrimin pas kthimit. Kostot e krijuara në përgatitje të largimit nga vendi (p.sh. biseda këshilluese, shpenzimet për rrugën në sigurim të dokumentave të udhëtimit) nuk janë të financueshme nga ndihma. Nëse personat e kthyer nuk mund t’i financojnë dot vetë shpenzimet e rrugës – përveç përfitimeve nga ERRIN – ekziston edhe një mundësi ndihme përmes programit humanitar për kthim REAG/GARP.

Pyetje të tjera mund t’i bëni përmes fushës së kontktit (kolona djathtas).

Partneri i programit ERRIN në Afganistan
Për shkak të ndryshimit të partnerit lokal, që nga shtatori i vitit 2020 IRARA (International Returns and Reintegration Assistance) Afganistan është përgjegjëse për organizimin dhe kryerjen e masave të riintegrimit. Informacione të mëtejshme për IRARA ju do të gjeni në faqen e internetit: https://www.irara.org/reintegration/

Për procedurën e aplikimit dhe ndihmat e tjera në Afganistan nuk ka ndryshime.